Ajo njihet fillimisht si aktore por prej disa kohësh edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës. Është fjala për Adriana Matoshin, e cila është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Matoshi i ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, ndërsa duket se për këtë veshje mori kritika edhe në “Instagram”.
Për këtë arsye, Adriana ka vendosur që të reagojë përmes një potimi të gjatë në “Instastory”.
“Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!”, shkruan ndër të tjera aktorja e njohur.
Postimi i plotë i Adriana Matoshit:
“Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!
Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.
Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem ne Kuvend.
Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!
Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi!
Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.
Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.
Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë të kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzimin dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.
Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!