Ellie Jefferies, 26-vjeçe nga East Midlands, ka habitur miliona njerëz me transformimin e saj të jashtëzakonshëm pas humbjes së 76 kg dhe përballimit të viteve të luftës me varësinë nga ushqimi. Ellie peshonte 146 kg, ndërsa bashkëshorti i saj Rhys, 30 vjeç, kishte arritur 165 kg.
Në janar 2022, çiftit iu desh të merrnin një vendim të madh për jetën e tyre. Ata bënë një ndërhyrje kirurgjikale, që redukton pjesën më të madhe të stomakut dhe së bashku humbën 109 kg. Ellie tani peshon 70 kg, ndërsa Rhys ka rënë në 65 kg.
Ellie tregon se transformimi nuk ishte vetëm fizik: “Duhet të ndryshosh mënyrën se si mendon për ushqimin. Kirurgjia ishte vetëm fillimi. Ne numërojmë kaloritë çdo ditë dhe punojmë shumë për të qëndruar të shëndetshëm”.
Fotografitë e saj në TikTok kanë marrë miliona komente, ku shumë e krahasojnë me Margot Robbie. Një postim viral tregon Ellie para humbjes së peshës dhe më pas transformimin e saj të mahnitshëm, duke i lënë ndjekësit të habitur: “Omg Margot Robbie! shkruan një përdoruese.