Një fluturim i United Airlines nga Newark, New Jersey, për në Palma de Mallorca, Spanjë, u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të një Bluetooth-i të dyshimtë. Një pasagjer ngriti alarmin për një bombë. Sipas raportimeve të medias amerikane, në bord të avionit kishte 190 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Pilotët u kthyen ndërsa fluturonin mbi Atlantik rreth një orë pas ngritjes dhe pas një urdhri nga kulla e kontrollit.

Aeroplani u ul përsëri në Newark dhe u transferua larg terminalit. Pasagjerët u çuan në terminal ku iu nënshtruan një kontrolli të ri sigurie. Një djalë 16-vjeçar përfundimisht pranoi se zotëronte Bluetooth-in e etiketuar “Bombë”. Ai u mor në pyetje nga autoritetet federale dhe aktualisht është e paqartë nëse do të ngrihen akuza zyrtare. Për momentin ndodhet në paraburgim e përballet me një dënim deri në pesë vjet burg dhe gjobë. Pas nisjes, fluturimi u ul në Palma de Mallorca me mbi nëntë orë vonesë.