William Stevenson akuzohet për vrasjen e gruas së tij e cila u gjet e pajetë në dhomën e ndenjes në banesën e tyre. Sipas mediave ndërkombëtare, William Stevenson, ish bashkëshorti i Jill Biden u arrestua dhe akuzua për vrasje të shkallës së parë.

77-vjeçari ndodhet në paraburgim pas akuzave në lidhje me vdekjen e Linda Stevenson. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende, ndërsa autoritetet kanë zgjeruar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, martesa e William Stevenson me Jill Biden zgjati pesë vjet dhe përfundoi me divorc në maj të vitit 1975.