Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina”. “Stella stellina” është një ninullë e fuqishme që trajton temën e luftës dhe është një dedikim prekës për fëmijët e Gazës.
Lëvdatat e Celentanos nuk kaluan pa u vënë re dhe e nxorën më tej në pah Ermal Metën, i cili tashmë konsiderohet si një nga yjet e këtij edicioni të Festivalit. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Celentano ka vlerësuar maksimalisht artistin me origjinë shqiptare, Ermal Meta, duke e cilësuar performancën e tij si një triumf të padiskutueshëm. Në postimin e tij, Celentano shprehet:
Bravo Ermal! Kënga jote është shumë e bukur! Dhe ti e ke kënduar aq mirë sa është thuajse e pamundur që ti të mos fitosh! Adriano Celentano.



