Babai 35-vjeçar i futbollistit Lamine Yamal ka njoftuar fejesën me partneren e tij, 12 vite më të vogël.

Mounir Nasraoui dhe e fejuara e tij, 23-vjeçarja Khristina, njoftuan lajmin në rrjetet e tyre sociale, teksa ndanë foto krah njëri-tjetrit. çifti është përballur prej kohësh me kritika për shkak të diferencës së madhe në moshë dhe faktit që Khristina është vetëm 5 vite më e madhe se Lamine Yamal.

Babai i Yamalit, i cili është një personalitet i njohur në mediat sociale dhe krenohet me rreth 1.3 milionë ndjekës në Instagram. Megjithatë ai shihet nga disa dhe si një person problematik, e deklaratat për të birin apo dhe përfshirjen në sherre të dhunshme.

Ndërkohë, ndërsa jeta dashurore e babait të tij po lulëzon dukshëm, ajo e Yamalit është krejt ndryshe. 18-vjeçari u nda këtë javë nga e dashura e tij, këngëtarja argjentinase, Nikki Nicole, e cila në moshën 25-vjeçare është më e madhe se partnerja e Nasraouit.