Hapja e Golden Globes 2026, ishte më e sikletshmja dhe më e paharrueshmja. Në skenën e Beverly Hilton, Nikki Glaser ironizoi Leonardo DiCaprion. Komikja e nisi me ironi për pamjen e aktorit dhe batuta që shpërtheu sallën në të qeshura. Pasi përmendi karrierën e tij legjendare, çmimet dhe Oscarin, Glaser e mbylli kështu:

“Gjëja më mbresëlënëse është që ke arritur t’i bësh të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeçe.” Kamera fokusoi DiCaprion, 51 vjeç, me një buzëqeshje nervoze. Por nuk mbaroi me kaq. Glaser goditi pikën e tij më të dobët:

“Nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hapu pak, mik. U përpoqa vërtet, por nuk ka asgjë.” DiCaprio është diskutuar gjithmonë për lidhjet e tij me vajza të reja në moshë, nën 30 vjeçe. Së fundmi, Leonardo DiCaprio ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Hollywood, duke deklaruar se teknologjia po tenton të zëvendësojë artin e vërtetë dhe emocionin njerëzor.

Aktori 51-vjeçar, i shpallur Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se “nuk ka asnjë pikë humaniteti” në krijimet e AI-së. DiCaprio kritikoi veçanërisht trendin e videove virale ku figura të ndjera të famshme “rikthehen” për të interpretuar këngë moderne. Sipas tij, këto eksperimente janë thjesht efekte të shpejta interneti dhe “zhduken sapo kalon moda”.