Aktori i njohur Sam Neill, i cili u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e Dr. Alan Grant në serinë e filmave “Jurassic Park”, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, e cila bëri të ditur se vdekja ishte e papritur. Sipas tyre, Neill u shua në Sydney, i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, “me dinjitetin që e karakterizoi gjatë gjithë jetës”.

Në vitin 2023, aktori zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Megjithatë, në prill të këtij viti ai kishte njoftuar se ishte shëruar dhe nuk kishte më shenja të sëmundjes. Sam Neill lindi në Irlandën e Veriut, por u shpërngul në Zelandën e Re kur ishte vetëm 7 vjeç. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai interpretoi edhe shefin e policisë së Belfastit në serialin “Peaky Blinders”.

Përveç rolit ikonik në “Jurassic Park” (1993) dhe vazhdimeve të tij, Neill la gjurmë edhe në filma të njohur si “The Piano”, “The Hunt for Red October” dhe “Event Horizon”. Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, Sam Neill u vlerësua si një aktor me talent të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të interpretuar një gamë të gjerë personazhesh. Largimi i tij pritet të sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe admiruesit në mbarë botën.