Situata duket se tani është bërë mjaft e nxehtë te “Kepi i Tundimeve”. Gjatë puntatës së djeshme ka ndodhur edhe puthja e parë. Mes kujt?

Ishte Anxhela ajo që ‘rrëmbeu’ Kleidin në një takim më vete dhe arriti që ta bënte këtë të fundit ta pushte.

“Meqenëse këtu u bëmë si shumë njerëz, e mora Kleidin dhe u largova te ai plazhi”, tha Anxhela.

“Anxhela shumë mirë që u afrua, por erdhi te goja ujkut”, tha Kleidi më pas. Teksa ai i kërkoi një qershi, ajo e mori dhe e vendosi te buzët e saj.

Në ato momente Kleidi nuk ngurroi që ta puthte.

“Unë qershi i kërkova dhe e mora aty ku ajo ma dha”, komentoi ai puthjen. Ndërsa Anxhela u shpreh: “Dy herë”, duke qenë se ai i rrëmbeu edhe një tjetër puthje.