Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, e nisi dje rubrikën e tij “Pa Filtra” duke bërë një prezantim ndryshe të opinionistëve.
“Ato janë katër fantastikë të pamenaxhueshëm”, tha fillimisht Ronaldo për të katër personat në panelin e “Pa filtra”.
“Ajo është lozonjare, e përkëdhelur, grindavece, Shqipe Hysenaj”, e nisi prezantimin më pas Sharka.
Kur i erdhi radha Artan Trebickës, moderatori bëri edhe një gjest të papritur. Pasi i beri prezantimin, ai e puthi në faqe, duke qenë se kishte disa puntata që nuk ishte i pranishëm.

“Ai është i bukur. Udhëtoi edhe në Amerikë së fundmi, piu një kafe me Donald Trump dhe i foli sigurisht për “Pa Filtra”. Të të puth pak? Artan Trebicka”, tha Ronaldo.
Ndërsa për Erjola Doçin ai u shpreh:
“Ajo është kontroverse, zhurmuese, të gjitha brenda i ka”.
“Është mami më seksi dhe më e bukur në ekranet televizive shqiptare. Pikante, ngacmuese, thumbuese, Françeska Murati”, përfundoi Sharka.