Këngëtari i R&B, fitues i çmimit Grammy, D’Angelo ka ndërruar jetë ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes një njoftimi për publikun.
Sipas familjes së tij, 51-vjeçari, i njohur për hitet si “Lady” dhe “Untitled (How Does It Feel), ndërroi jetë pas një beteje të zgjatur me kancerin. Në njoftimin që shpërndanë, ata e quajtën atë një “yll të ndritshëm të familjes sonë dhe që pas vdekjes ka zbehur dritën për ne në këtë jetë”.