Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta, ka hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Ajo është bërë pjesë e sfidës që Vëllai i Madh ka për banorët, të cilët nuk duhet të reagojnë ndaj asnjë gjëje të re që ndodh aty brenda.

Sfida ka nisur dje, ku në shtëpi hyri fituesja e edicionit të tretë të BBV, Egla Ceno, e cila krijoi mjaft situata dhe banorët reaguan. Ndërkohë sot u bë pjesë e kësaj sfide aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili imiton Vserlon.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Për më tepër, u transmetua edhe intervista e Jozit për Loredanën jashtë, shoqëruar me këngën dedikuar asaj të cilën banorja e dëgjoi për herë të parë.

Por jo vetëm kaq, pasi ka patur edhe disa ‘ngacmime’ nga ana e Vëllait të Madh, që banorët kanë reaguar dhe më pas janë kujtuar se është pjesë e sfidës së mos reagimeve.

Po cili ishte reagimi i Gjestit?

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)