Spektakli i mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” do të jetë më shumë të pathëna dhe emocione të forta.

Në promon e publikuar në llogarinë zyrtare të “Instagram” shfaqet një moment i shkurtër i Juelës te Dhoma e Rrëfimit. Banorja jep mendimin e saj për dasmën e Brikenës dhe Mateos, ku shprehet:

“E pashë si diçka të sforcuar, nuk i shikoj kaq realë”.

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndërkohë krahas videos të publikuar në rrjetet social shkruhet:

“Brikena dhe Mateo kurorëzuan dashurinë…

Për disa banorë, kjo dasmë ishte thjesht një lojë…

Me të pathëna dhe emocione të forta, Big Brother Vip, sonte ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Brikena dhe Mateo bënë një dasmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku që të dy u surprizuan. Unazat e dasmës i solli mbesa e Mateos, ndërkohë e pranishme ishte dhe tezja e Brikenës.

Rogerti kishte shkruar një fjalim për çiftin, i cili e lexoi pak para se dy banorët t’i thonin ‘po’ njëri-tjetrit. Por ndryshe nga dasma e Selin dhe Gimbo, ai kësaj radhe nuk prishi asgjë.