Një lajm i gëzueshëm ka ardhur këtë të diel nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë! Një nënë ka sjellë në jetë katërnjakët e saj tre djem dhe një vajzë, duke shkaktuar emocione dhe gëzim të madh për familjen.

Rozeta dhe Geraldo janë bërë sot prindër të katër fëmijëve të mrekullueshëm, të cilëve u kanë vendosur emrat Roal, Alroa, Roar dhe Auro. Lindja është kryer në mënyrë natyrale, dhe të vegjlit gëzojnë shëndet të plotë.

Urime familjes për ardhjen në jetë të katër engjëjve të tyre, të cilët shpresojmë të jenë me jetë të gjatë, të lumtur dhe të mbushur me dashuri!