Lidhja e Melisa Lleshit dhe Andi Shehit ka pasur shumë ulje e ngritje, por nëpër rrjetet sociale apo në daljet e tyre publike, tregonin se sa ishin të dashuruar. Por duke se kësaj romance i ka ardhur fundi dhe që nuk ka kthim pas për ta.
Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet ish-konkurrentja e “Për’puthen” nga postimet që ka bërë në “Instastory”.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”, është shprehur e revoltuar Melisa.
Dyshimet se këto shkrime janë për Andin ,vërtetohen pasi Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjek më Andin në “Instagram”.
Kujtojmë se edhe një vit më parë, ata fshinë postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hodhën thumbime kundrejt njëri-tjetrit. Por pak kohë më vonë u shfaqën sërish bashkë dhe dukeshin mjaft të dashuruar.
Madje para disa kohësh Melisa dhe Andi kanë qenë të ftuar në “Përputhen Prime” ku kanë treguar më shumë rreth lidhjes së tyre duke u nisur nga fillimet e vështira e deri në bashkëjetesë.
Ata pohonin se ishin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket paskan patur shumë probleme për të cilat Melisa nuk ka folur dhe janë bërë shkak për këtë krizë të lidhjes së tyre.