Që më 24 dhjetor të vitit 2022, edicioni i dytë i “Big Brother VIP” ka ‘gozhduar’ përpara ekranit të Top Channel një publik të gjerë. Përveçse ata i ndjekin banorët në çdo lëvizje, duket se kanë shkuar edhe më larg se kaq.

Fansat kanë vendosur që fëmijëve t’u vendosin emrat e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi në aplikacionin “Big Love” Kiara Tito ka marrë një mesazh nga një fanse e saj, e cila pasi e komplimentoi i tregoi se i ka lënë emrin e saj mbesës së sapolindur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Moderatorja këtë herë mesazhet nga ndjekësit i lexoi nga suita vetëm për vetëm me Luizin, ku të dy nuk e fshehën gëzimin pas këtij vlerësimi që lexuan.

Kujtojmë që Luiz Ejlli dhe Kiara pas “prime-t” të së shtunës, kanë pasur në dispozicionin e tyre një suitë të tërë deri të martën. Ky avantazh për çiftin erdhi si pasojë e dëshirës që moderatorja i kishte kërkuar Vëllait të Madh pasi rezultoi fituese e sfidës së imitimeve.

Gjatë kësaj sfide, Kiara imitoi në mënyrë perfekte Nita Latifin.