Mungesa e fotografive të përbashkëta me Mirlind Dakun duket se ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e Vesa Vllasaliut. Gjatë një interaksioni me ta në Instagram, modelja u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë pikërisht për këtë çështje. Një ndjekëse e pyeti pse futbollisti nuk publikon foto me të dhe pse në rrjetet sociale nuk shfaqet shumë aktiv sa i përket lidhjes së tyre.

Vesa nuk e kaloi pa përgjigje pyetjen, por zgjodhi një reagim me nota ironie, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë arsye që marrëdhënia e tyre të vërtetohet përmes postimeve. “A qaq n’fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhënë shenjë se të gjithë e dinë”, u shpreh ajo.

