Gjatë mbrëmjes së ‘Prime’-t të djeshëm në një moment Valbona u shpreh duke thënë Rozana dhe piranjat e saj. Në lidhje me këtë pas përfundimit të spektaklit Egli u mundua ta sqaronte këtë edhe me Valbonën. Teksa ndodhej në dhomë dhe po diskutonte me Olsin ajo sqaroi edhe arysen se pse nuk i ka besuar banores.

Pjesë nga biseda:

Olsi: Poker face.

Egli:Jam emocionale, nuk bëj dot poker face.

Olsi: Fëmijët nuk i fitojnë gjërat e tyre duke qarë. Nëse i shohin që nuk i fitojnë dot pas të qarës nuk qajnë më. Edhe ajo do t’i fitojë gjërat e veta duke parë reagimet e njerëzve.

Egli: Po mua më erdhi dhe mu ngjit që ditën e parë. Ishim dy femrat e para atë ditë që hymë këtu në shtëpi. Erdhi dhe u bë direkt nusja. Më njeh vetëm sepse më ka folloë në rrjetet sociale apo nuk e di. Vjen edhe të bën direkt këto deklaratat që të dua, nusja, ti je një nga njerëzit që dua më shumë në këtë shtëpi. Pastaj veprat gjatë kohës më bënë përshtypje që në fillim. Kisha edhe një porosi nga shoqet e mia të ngushta që të mos isha ai njeriu i mirë me të gjithë si jashtë.

Olsi: Po edhe unë do të ta thoja këtë.

Egli: Mendova se është e sinqertë dhe thashë ta njoh njëherë rrugës. Kur vinte fjala tek veprat për të provuar këto fjalët ajo nuk ishte kurrë. Unë këtë e kuptova dhe u distancova. Për të mbrojtur veten time dhe për të kuptuar është apo nuk është kjo gjë e sinqertë. Kur bëra shpërndarjen e biletave aty e kuptova.

Tani thotë edhe atje Rozana me piranjat. Burrë nëne të më vendosë mua epitete dhe poshtë dikujt apo të bëjë lojën e dikujt nuk ekziston. Kam punuar shume fort me veten time që kjo gjë të mos ekzistojë kurrë. Dhe nuk ta lejoj, ke surrat hajde dhe ma thuaj përballë. Më dil përballë.