Një modele meksikane ka treguar se i fejuari i saj e ka braktisur pasi ajo u diagnostikua me kancer në gji.

Lucero Vega, 24 vjeç, nuk e ka bërë të ditur emrin e bashkëshortit të saj të pashpirt, i cili thuhet se i dha fund romancës afatgjatë vetëm dy muaj pas diagnozës së saj.

Ajo thotë se tani po nxjerr në ankand fustanin e saj të nusërisë për të mbledhur para për trajtimin e saj për kancerin.

Bukuroshja me sy kafe e cila ka humbur flokët e saj që nga fillimi i kimioterapisë tha se partneri i saj fillimisht ishte mbështetës pas lajmit shokues për kancerin.

Por më pasi ai ndryshoi krejtësisht dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Vega mësoi se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Modelja u detyrua të fillonte vetë trajtimet e kancerit dhe po përballet me seancat e vështira të kimioterapisë. Megjithatë, pavarësisht se u braktis në një moment të vështirë, Vega thotë se ajo nuk mbart asnjë mëri ndaj ish-it të saj dhe i uron atij asgjë përveç të mirës.

Më 23 dhjetor, Vega përfundoi raundin e saj të tetë dhe të fundit të kimioterapisë, por beteja e saj shëndetësore nuk ka përfunduar ende. Ajo ende duhet të bëjë një operacion dhe radioterapi, të cilat kushtojnë shumë para.

Për të financuar trajtimet e shtrenjta, Vega ka vendosur të organizojë një ankand ku do të shesê fustanin e nusërisë që kishte planifikuar të vishte në ditën e saj të dasmës.

Vega po nxjerr gjithashtu në ankand një VW Golf të vitit 2001.