Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Brazil, pasi u gjet e vdekur influencuesja e njohur, Jaqueline Barbosa Nascimento. 22-vjeçarja ishte zhdukur tre ditë më parë nga zona e Jaguara Dam, pranë Sao Paulo. E reja kishte dalë për një ditë argëtimi me miqtë e saj me jet ski.
Influencueja nuk u kthye më pas daljes së saj, duke alarmuar familjen dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Pas kërkimeve intensive nga autoritetet dhe ekipet e shpëtimit, trupi i saj u gjet në ujërat e damit, duke tronditur të gjithë komunitetin.
Fillimisht u mendua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për “vdekje të dyshimtë”. Kjo për shkak se dëshmitë e miqve që ishin me të në ditën e ngjarjes nuk përputhen dhe ngrejnë dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj.
22-vjeçarja njihej për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, ku me energjinë dhe stilin e lirshëm të jetës kishte fituar një numër të madh ndjekësish. Vdekja e saj e papritur ka shkaktuar shumë pyetje dhe dhimbje, sidomos te familja dhe komuniteti i saj online.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje misterioze dhe tragjike.