Një 21-vjeçare e njohur në rrjetet sociale ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë në Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “The Independent” shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën.
21-vjeçarja kishte rreth 1 milion ndjekës në platformën e njohur të ndarjes së videove. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ishte gjithashtu një influencer në “Instagram”.
Mediat e huaja shkruajnë se Ali u bë edhe më shumë e famshme, pasi ndau videot e kërcimit në platformat e mediave sociale. Një numër i përdoruesve të dhe ndjekësve të Aliut bën homazhe ndaj saj.
Nga ana tjetër, policia amerikane ka nisur një hetim dhe pritet të njoftojë së shpejti se shkakun e aksidentit.