Modelja Bianca Censori ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas daljes së saj nudo në një ngjarje të rëndësishme si Grammy, duke bërë bujë të madhe në mbarë botën.

Megjithatë, një tjetër informacion që ka dalë në dritë është e shkuara e errët e familjes së saj, e cila lidhet ngushtë me krimin e organizuar.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Bianca është rritur në Australi, ku familja e saj ka pasur lidhje të forta me grupe kriminale, dhe disa të afërm të saj, përfshirë babain dhe xhaxhain, thuhet se ende kanë ndikim dhe lidhje me bandat kriminale në këtë vend.

Xhaxhai i Biancës, Eris Censori, është dënuar me vdekje për vrasjen e Michael Sideris në vitin 1982, dënim që më pas u zëvendësua me “burg përjetë”.

Ai gjithashtu ka vuajtur një dënim prej 8 vitesh për trafikim droge.

Babai i Biancës, Elia Censori (i njohur si “Leo”), ka kaluar gjithashtu 5 vite në burg për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje. Leo është një figurë e njohur në botën kriminale dhe ka marrë disa kërcënime me jetë, duke u pajisur me mbrojtje nga policia në vitin 1990. Xhaxhai tjetër i modeles, Edmondo, ka pasur disa dënime për dhunë.

Faye Glascott, ish-gruaja e Leos, ka rrëfyer në një intervistë se ndarja e tyre ishte pasojë e jetës së vështirë me të, duke përmendur një episod kur kishte gjetur heroinë në kuzhinë.

Aktualisht, Leo jeton me gruan e tij të dytë, Alexandra, dhe ata janë të vendosur në Melburn, së bashku me motrat e Biancës, Angelina dhe Alyssia.