Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Përmes një postimi në “Instastory”, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.

 “Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.