Këngëtarja e famshme, Astrud Gilberto, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Muzikantja është më e njohur për këngën “Girl From Ipanema”, shkruar nga kompozitori Antonio Carlos Kobin dhe poeti Vinicius de Moraes dhe i transformuar në anglisht nga Norman Gimbel.
Mediat e huaja shkruajnë se lajmin e hidhur për vdekjen e 83-vjeçares e ka konfirmuar djali i saj, Marcelo për “The Independent”.
Ai njoftoi se nëna e tij ishte ndarë nga jeta më 5 qershor, por nuk e zbuloi shkakun e vdekjes.
Gilberto fitoi famë në vitin 1963 kur këndoi “Girl From Ipanema”, e cila vazhdoi të bëhej e famshme botërore.
Kënga fitoi ‘këngën e vitit’ në çmimet ‘Grammy’ dhe vetë Gilberto u nominua në çmimet për ‘performancën më të mirë vokale’.
E ndjera është nga Bahia në Brazil dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1963 pas suksesit të këngës.
Ajo vazhdoi të regjistronte këngë në shumë gjuhë dhe gjithashtu u angazhua edhe në aktrim.