Gruaja e këngëtarit të njohur grek, Notis Sfakianakis, Keeley ka ndërruar jetë në ditëlindjen e tij, më 2 nëntor. Lajmi i trishtueshëm u njoftua përmes një postimi nga gazetarja Roula Hamou në Instagram.
“E bukura, e sjellshme dhe zemërmirë, Keeley Sfakianakis nuk është më me ne që nga dje. Ajo u largua natën e ditëlindjes së Notis. Ne ishim me fat që e njohëm. Keeley, të dua”, shkroi ajo.



