Ditën e sotme, Gerti dhe Gerta kanë bërë thashetheme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku në qendër të bisedës së tyre ishte Valbona. Dy banorët kanë komentuar lojën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Sipas Gertit dhe Gertës, ‘Valbonës i është djegur karta e G-Banit dhe Laertit’, duke shtuar: ‘Po bëhet e turpshme’.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Iu dogj karta e Laertit dhe G-Banit
Gerta: Po i venitet ajo gjëja
Gerti: Po bëhet e turpshme, pra shkoi te G-Bani se Laerti…
Gerta: Po rrinte me Danjën
Gerti: Po bënin me ngrënë
Gerta: Në kuzhinë
Gerti: E u fut mu në mes. Shiko si ishte, mu përpara sobës ishte Danja, e cila lëvizi në një moment. Laerti ishte aty dhe unë isha më në cep dhe kjo më vjen me bukë në dorë, mu te soba, se ça donte te soba me lyer bukën me djathë, se djathi nuk ishte aty dhe buka ishte këtej, nuk kishte lidhje fare. I thashë ça po bën aty? Ndërkohë G-Bani më kishte kërkuar diçka, i thashë boll se ishin 4 vetë. Klajdi erdhi aty. Ishim unë, Danja dhe Laerti. Valbona erdhi për të bërë sherr