Doris Grunwald dhe Jessica Baumgartner janë dy gra nga Austria, të cilat ishin ngatërruar gabimisht në maternitet në qytetin Graz, në tetor të vitit 1990. Ato janë takuar për herë të parë pas 35 vitesh.
Mediat e huaja shkruajnë se të dyja kishin lindur para kohe dhe ishin vendosur në inkubator. Gjatë kësaj kohe ndodhi ngatërrimi, duke bërë që secila të rritej nga prindërit biologjikë të tjetrës.
E vërteta erdhi vite më vonë: fillimisht Doris, në vitin 2012, ku pas një dhurimi gjaku kuptoi se grupi i saj nuk përputhej me atë të nënës. Jessica e zbuloi të njëjtën gjë kur mbeti shtatzënë dhe një mjek e informoi për rastin e njohur të foshnjave të ndërruara.
Ajo e kontaktoi Doris-in përmes rrjetit social “Facebook” dhe më pas u takuan, duke përshkruar momentin si emocional dhe mjaft të veçantë.
Madje edhe familjet respektive janë takuar gjithashtu dhe kanë shprehur emocione të forta, por edhe lehtësim për zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë spitali ku ndodhi ngjarja ka kërkuar ndjesë publike, ndërsa të dyja familjet kanë ndërmarrë hapa ligjorë për adoptim formal dhe kompensim financiar.
Jessica tha për mediat se ndjenja është e përzier: “Ka shumë emocione nga më të bukurat, por edhe shumë dhimbje”.