Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndezur së fundmi rrjetin me disa foto të nxehta, të cilat i ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të kuqe.

Ajo është rikthyer dhe këtë vit si fytyra kryesore e koleksionit për Ditën e Shën Valentinit, duke prezantuar një linjë të re të frymëzuar nga Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe bukurisë në mitologjinë greke.

Në konceptin artistik të fotosesionit, Rihanna pozon përpara një sfondi me kolona në stilin e lashtë grek, duke mishëruar sensualitetin dhe fuqinë femërore.

Në disa prej imazheve, ajo shfaqet me reçipeta, ndërsa në poza të tjera vëmendjen e marrin të brendshmet e kuqe me detaje dantelle, që theksojnë linjat e saj trupore.

Postimin, Rihanna e shoqëroi me frazën: “Afërdita ishte e egër”, duke i dhënë edhe më shumë kuptim temës provokuese të fushatës.