Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka postuar një foto në “Instagram” ku krahas saj ka inkurajuar të gjitha femrat. Në foton në fjalë, ajo shfaqet në makinë teksa veshur mban një fustan të zi.
Ndërkohë ka dhënë edhe një mesazh mjaft motivues. Sipas moderatoes bukuroshe, nëse femrat bëhen bashkë dhe e mbështesin njëra-tjetrën, nuk ka gjë që mund t’i mposhti.
“Nese femrat behen bashke dhe e mbeshtesin njera-tjetren, nuk ka gje qe mund ti mposhti, nuk ekziston asnje gje qe nuk mund ta realizojme! Behu te forta e diljani vet se mundeni”, shkruan ajo bashkëngjitur me pozën që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Nga ana tjetër kujtojmë që moderatorja sapo është kthyer nga pushimet në bregdet, nga të cilat herë pas here ka postuar foto provokuese dhe seksi.