Klajdi Musabelliu ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku ka folur për projektet e tij muzikore. Gjithashtu këngëtari i njohur ka komentuar edhe banorët e shtëpisë së Big Brother VIP 4”.

Në lidhje me daljen e Valbonës mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ish-banori u shpreh se ajo duhet të kishte dalë kohë më parë.

“Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë me Laertin e me Gertën, me Danjën dhe me Gjestin. Me Bonën e vetmja lidhje që kemi është se jemi komshinj. Bonën e kam respektuar se është femër dhe se është nga Lapraka, vetëm kaq. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë loja e saj aty brenda, edhe me mua. Nuk më duket se ka bërë ndonjë gjë të madhe aty brenda”, tha Klajdi.

Ndërsa kur u pyet për Laertin, nëse situata mes tij dhe e Valbonës, e vështirëson qëndrimin e banorit në shtëpi, këngëtari i njohur tha që “jo, absolutisht”.

“Laerti është i fortë. Aty brenda, kush më pak e kush më shumë, gënjen. Qoftë apo mos qoftë aktor, janë të gjithë gënjeshtarë në kuadër të lojës. Kam përshtypjen që Laerti nuk është nga ata që rrëzohet kollaj. Për më tepër që tani ai ushqehet me këtë mërinë që ka gjithë shtëpia kundrejt tij. Aty brenda besoj se është më i zgjuari nga meshkujt, jo vetëm nga mosha, por dhe nga karriera. Nuk besoj se i intereson shumë mendimi i të tjerëve. Kam shumë besim tek inteligjenca e tij. Nuk besoj se do të lëkundet”, përfundoi ish-banori i edicionit të katërt të BBV.