Pak javë më parë, Sihana Haxhnikaj, mori gjithë vëmendjen e mediave pasi konkurroi në spektaklin “The Voice Australia”.
Në audicionet e fshehura, ishte këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ajo që ktheu karrigen për t’a pasur Sihanën në grupin e saj.
Madje kur mori vesh se ishte shqiptare, Rita foli shqip dhe shkoi të takonte prindërit e konkurrentes. Sigurisht që edhe Haxhnikaj u entuziazmua që Ora u kthye për të.
Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.
Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.
Ndërkohë gjatë një interviste, Sihana është shprehur se nuk e priste që Rita Ora do t’i fliste shqip në një emision të huaj.
“Po jam shumë e lumtur që më ka folur në shqip në ‘Live TV’ dhe shumë e lumtur që vijmë prej të njëjtin vend”, ka shtuar ajo.
Sihana ka treguar gjithashtu se ‘gjithmonë e ka dashur Ritën’, pasi për të ka qenë një ‘idhull’.
“Kam qenë e fokusuar për të dhënë një performancë të mirë dhe për të kënduar mirë dhe kur u kthye Rita kam qenë shumë e lumtur sepse ka qenë preferenca ime e parë. Jam shumë, shumë e lumtur sepse është ‘my coach’”., ka thënë Sihana më herët.