Një vajzë 17-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur prej 521 ditësh, është shpëtuar pasi arriti të kërkonte ndihmë përmes lojës online “Among Us”. Kylie Arellano ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Utah në maj të vitit 2025, kur ishte vetëm 15 vjeçe.

Në tetor të vitit 2026, ajo krijoi kontakt me një lojtar tjetër përmes lojës. Bisedat mes tyre vijuan më pas në një platformë tjetër, ku Kylie tregoi identitetin e saj dhe zbuloi se mbahej kundër dëshirës në shtëpinë e një burri në Oregon.

Nëna e lojtarit tjetër njoftoi FBI-në, e cila organizoi një videotelefonatë të monitoruar për të konfirmuar identitetin dhe vendndodhjen e vajzës. Më 1 nëntor, autoritetet ndërhynë dhe e shpëtuan Kylien nga banesa ku mbahej prej më shumë se 17 muajsh.

Për ngjarjen është arrestuar 39-vjeçari Adam Hunter Harmel, i cili akuzohet për transportimin e një të miture përtej kufijve shtetërorë me qëllim përfshirjen në veprimtari seksuale kriminale. Vajza tashmë ndodhet e sigurt. Shpëtimi i saj u bë i mundur edhe falë lojtarit të ri, i cili e mori seriozisht mesazhin e saj, dhe nënës së tij që njoftoi autoritetet.