Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme të këngëtarit të njohur argjentinas, L-GANTE me Wanda Nara. Së fundmi, artisti ka publikuar këngën e tij më të re “El Último Romantico”, ku në klip shfaqet dhe bukuroshja nga argjentina.

Nëna e pesë fëmijëve duket se nuk është përmbajtur aspak në këtë këngë, duke u shfaqur e zhveshur në krevat me këngëtarin dhe duke i dhënë njëri-tjetrit puthje intime dhe të nxehta.

Ata përfliten të kenë një romancë me njëri-tjetrin, duke rritur dhe interesin për këtë këngë.

Wanda është kthyer sërish në vëmendjen e mediave rozë, pas divorcit të saj me futbollistin e famshëm, Mauro Icardi.