EdiEddie Murphy do të bëhet baba për të nëntën herë. Paige Butcher, e fejuara 36-vjeçare e aktorit komik amerikan, do të lindë në maj të vitit që vjen. Zëdhënësi i aktorit ka konfirmuar lajmin të publikuar në programin televiziv “Entertainment Tonight”.


Për Murphy-n, 54 vjeç, bëhet fjalë për fëmijën e nëntë nga pesë gra të ndryshme që ka pasur deri tani. Fëmija i parë ka ardhur në jetë me një aktore australiane, partnerja e tij prej katër vjetësh.


Edi 1Eddie Murphy ka tetë fëmijë për momentin, mes 8 dhe 26 vjeç: Eric, i lindur në 1989 nga marrëdhënia me Paulette McNeely; Christian, i lindur në 1990 nga lidhja me Tamara Hood.


Pesë janë në fakt fëmijët që ka nga martesa që ka pasur me ish-gruan Nicole Mitchell, të njohur në 1988-ën dhe me të cilën u martua në vitin 1993, për t’u divorcuar më pas në 2006-ën.


EDDIE MURPHY WITH MODEL GIRLFRIEND PAIGE BUTCHER SP INF_EDDIE_MURPHY_AND_PAIGE_BUT_3164121


Ndërkohë, nga lidhja me ish-“Spice Girl”, Melanie Brown në vitin 2007, ka pasur Angel Iris Murphy Brown, duke e pranuar vetëm pasi Mel B e kishte çuar çështjen në gjykatë, pas kërkesës për testin e ADN-së që konfirmoi atësinë.


5 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)