Vetëm pak javë pasi zbuloi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorja Sara Gjordeni ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Mes pyetjeve të shumta, ajo që ka marrë vëmendjen ka qenë nëse ajo dhe Bardhi do të organizojnë një festë për zbulimin e gjinisë për fëmijën e dytë.

“Jo, mendoj se do bëjmë sërish diçka të vogël”, ka thënë Gjordeni.

Arsyeja pas këtij vendimi është sa e ëmbël, aq edhe parimore. Sara shpjegoi se për të është me rëndësi që kur vajza e tyre Nea të rritet, të mos ndihet më pak speciale se fëmija i dytë për shkak të ndonjë feste më të madhe.

“Edhe pse kemi mundësi të marrim avion me tym që lëshon ngjyrë hahahah. Por, e kam shumë të rëndësishme që kur Nea të rritet, të mos ndihet më pak speciale se fëmija i dytë. Për këtë ramë dakord që po ashtu këtij bebi do i bëjmë diçka private vetëm unë dhe Bardhi, të cilën më vonë do e ndajmë me ju.

Nuk dua absolutisht diferencime mes fëmijëve. Edhe 10 të kemi, të gjithëve do ua bëjmë njësoj”, ka përfunduar ajo, duke treguar se këtë moment privat do ta ndajnë me ndjekësit e tyre vetëm më vonë përmes rrjeteve sociale”, shkruan Sara në postimin e saj në “Instastory”.