Ajo është padyshim një nga femrat më seksi të showbiz-it botëror. Ndonëse vitet kalojnë, Naomi Campbell, vijon të ngelë po e njëjta. Modelja e famshme ka postuar së fundmi në “Instagram”, disa fotografi të shkëputura nga fotoseksioni i fundit.
Teksa ka pozuar për revistën “i-D”, 50-vjeçarja shfaqet vetëm me një palë të mbathura të zeza dhe “topless” në pjesën e sipërme. E ndonëse 50 vjeç, ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë me trupin perfekt që ka. Madje format kaq elegante dhe në formë, mund t’ia kenë zili edhe 20-vjeçaret.
Ndërkohë në lidhje me fotot e realizuara për revistën e njohur, Campbell është shprehur se “është ndjerë krenare, e përulur dhe e lumtur”.
“U ndjeva krenare që u bëra pjesë e një seti fotografik me të rinj kreativ që janë të gjithë të së njëjtës ngjyre lëkure me mua dhe që unë kam mundësinë të punoj me ta pas kaq shumë kohësh që jam pjesë e industrisë së modës”, ka thënë modelja e famshme.