“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
Të ftuarit ditën e sotme diskutuan rreth paraqitjes fizike të meshkujve dhe grave dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve. Rreth kësaj Meri Shehu shkaktoi të qeshura në studio teksa kujtoi një sekret të bukurisë së Kleopatrës.
Meri: Edhe Kleopatra atëherë lahej me qumesht gomari
Bieta: Qumesht gomarice korrigjoje për publikun
Meri: Po mirë aty bashkë një familje… po e thash unë fillon edhe gomari bën qumesht, ku i dihet ca ndodh