Gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, psikologia Loreta Caka ka folur më shumë lidhur me dashurinë, obsesionin apo tradhtinë…

“A e njohim ne si popull dashurinë?”, e pyeti moderatori i njohur.

“Ne si popull njohim të duam sfidë. Një paradoks i madh i dashurisë është që ne nuk dashurojmë personin, ne dashurojmë sfidat që ai person na jep. Sa më e pamundur të jetë diçka, sa më e ftohtë të jetë diçka, sa më e largët të jetë diçka, aq më shumë ne e duam. Ne ngatërrojmë obsesionin me dashurinë. Ky është obsesion, kur ti fiksohesh pas diçkaje që është e pamundur. Dashuria të fal qetësinë, të fal respekt, të fal vlerësim për veten. Ata duan dramën. Sepse e tillë ka ardhur jeta, i tillë ka ardhur sistemi. Është rezultat i mënyrës se si jemi rritur. Ne shpeshherë nuk i balancojmë shumë dashurinë që prindërit tanë kanë pasur, me kohët e sotme. Edhe atëherë ka pasur gjëra të tilla, nuk kanë qenë kaq të ekspozuara sa sot. Edhe atëherë nuk ka patur vetëm mblesëri, ka patur edhe dashuri. Nuk kanë qenë siç janë sot, por kanë qenë në një formë tjetër, në një mënyrë tjetër, por dhe atëherë ka patur drama, edhe atëherë ka patur gjëra të pamundura. Ndoshta padashur edhe prindërit tanë na kanë rritur me një frymë që ata kanë dashur ta jetojnë por nuk e kanë jetuar dot. Ne tani nuk mund të rrijmë të zbërthejmë prindërit tanë se kë kanë pasur qejf apo kë doje ti, që përfunduat bashkë. Ka ca gjëra që ne na vijnë nga fëmijëria, por ka gjëra të tjera që ne i mësojmë duke u rritur dhe duke parë e duke krahasuar veten me të tjerët. Absolutisht edhe traumat që ne kalojmë nga dashuria me persona të ndryshëm, edhe ato kanë ndikimin e vet për përzgjedhjen e personit në të ardhmen”, tha psikologia e njohur.