Ndërsa pak javë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Loredana ka habitur fansat me veprimin e fundit.
Reperja e njohur ka rikthyer në llogarinë e saj në “Instagram” fotografitë me ish-partnerin e saj, Mozzik.
Me një kërkim të lehtë në profilin e saj mund të shihni shumë prej imazheve që ajo kishte publikuar me reperin e njohur ndër vite.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik ishin në një lidhje romantike për disa vite dhe bashkë kanë një vajzë, Hanën.
Përveç raportit të dashurisë, dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore që u kthyen në hite.