Nënat janë heroina! Këtë e themi të gjithë dhe e dëshmojmë pasi nënat sakrifikojnë çdo gjë për të vegjlit e tyre. E ashtu bën edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj.
Nëna e tre fëmijëve ka ndarë së fundmi në rrjetet e saj sociale një fotografi shumë të bukur. Emina është shtrirë në krevatin e foshnjës së bashku me të.
Edhe pse është shumë e gjatë, dukshëm nuk ka asnjë problem që të ulet në shtratin e vogël.
“Po, jam 1.83 metra dhe më zë krevatin. Nuk ka vend më të mirë”- shkruan ajo.