Simon Cowell ka bërë një deklaratë të fortë ndaj disa prej miliarderëve më të pasur në botë, duke i quajtur snobë dhe të padurueshëm. Figura e fuqishme në industrinë muzikore, 65 vjeç, i cili ka ndërtuar një pasuri të konsiderueshme përmes emisioneve të tij televizive, ka theksuar në një intervistë të fundit se vlera e pasurisë së tij e përllogaritur në rreth 580 milionë euro është larg nga realiteti. Gjatë pjesëmarrjes në podkastin How To Fail, ai tha se paratë nuk janë shtysa kryesore në jetën e tij dhe se është i kënaqur me çfarë ka, sidomos pranë partneres së tij, Lauren Silverman dhe djalit të tyre, Eric.
“Kam mjaftueshëm. Nuk kam nevojë për më shumë. Shumë nga dëshirat që mendoja se doja disa vite më parë tani nuk kanë më rëndësi për mua. Kur isha fëmijë nuk kisha asnjë ide për gjëra si jahte, Karaibe apo aeroplanë privatë”. Ai rrëfeu se për herë të parë u përball me botën e luksit në fillim të të dyzetave, duke kujtuar:
“Kur pashë një jaht personal për herë të parë, mendova: ‘Çfarë? Kjo është varka jote?’ Ishte si një anije turistike. Në atë moment, ndoshta u ndjeva sikur nuk kisha arritur mjaftueshëm dhe mendoja se kjo ishte ajo që më duhej”. Por pas disa viteve duke frekuentuar këtë rreth shoqëror, ai kuptoi se nuk ishte për të. “Po flas me sinqeritet, e urreja. Nuk më pëlqenin këta njerëz. Më dukeshin të padurueshëm dhe, snobë. Shumë prej tyre mendonin se ishin më të mirë se të tjerët vetëm sepse kishin para gjë që është qesharake kur e mendon”.
Rikujtojmë se Simon Cowell shpërtheu në lot teksa zbuloi se ndiente se nuk kishte për çfarë të jetonte pasi prindërit i vdiqën. Manjati i muzikës foli në një nga intervistat e tij më të hapura dhe emocionale ndonjëherë në podcastin “Diary of CEO” me Steven Bartlett, ku tregoi se si pas humbjeve të prindërve ai arriti në pikën ku asgjë nuk kishte më rëndësi.




