Lidhja e Kylian Mbappe me modelen transgjinore Ines Rau përfundoi disa javë më parë dhe prej atëherë ai është i lidhur me modelen belge Stephanie Rose Bertram. Sulmuesi francez nuk ka deklaruar asnjëherë publikisht ndonjë lidhje romantike as me Ines Raun, as me Rose Bertram, por tabloidët e kanë marrë përsipër të ndezin këto histori.
Rau, e cila ishte gruaja e parë trans që ishte në kopertinën e Playboy, ndau një foto në llogarinë e saj në Instagram që ndezi mediat sociale teksa pozonte brenda një automjeti me një fustan mbrëmjeje të kuqe për të treguar se ishte në rrugën e saj drejt një show mode, një imazh që arriti mijëra pëlqime dhe komente.
View this post on Instagram
Disa përdorues nuk e humbën rastin ta lidhin foton me qëllimin e Ines Raut për të tërhequr vëmendjen e Kylian Mbappe me këtë postim joshës. Ines Rau është një modele transgjinore që prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes, pasi u shfaqën imazhe të saj në krahët e Kylian Mbappe.
Ines ka lindur më 18 mars 1990, në Francë dhe iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë në moshën 16-vjeçare, pasi ishte frymëzuar nga historia e modeles trans angleze Caroline “Tula” Cossey. Sipas Elle, Ines Rau më parë quhej Mario Carrizo.