Çifti i njohur hollivudian, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, nuk e kanë në plan t’iu lënë trashëgimi fëmijëve të tyre.
Ashton dhe Mila janë martuar prej vitit 2015 dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën, Wyatt Elizabeth Kutcher, 8-vjeç dhe djalin, Dimitri Portwood Kutcher, 6-vjeç.
Me një karrierë të suksseshme, dyshja ka një pasuri të madhe në bankë, një shumë prej 220 milionë paund dhe në vend që këtë pasuri t’jua kalojnë fëmijëve të tyre, Ashton dhe Mila po planifikojnë që paratë t’i dhurojnë për bamirësi.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kutcher ka thënë: “Fëmijët e mi kanë një jetë të privilegjuar por besoj se ende nuk e kuptojnë këtë. Dhe në fakt ndoshta nuk do e dijnë kurrë pasi me këtë jetë janë mësuar dhe këtë do jetojnë në të ardhmen. Unë nuk po ndërtoj një pasuri për ta. Ne e kemi në plan t’i dhurojmë paratë për bamirësi apo për gjëra të tjera”.
“Nëse fëmijët e mi dëshirojnë të fillojnë një biznes dhe kanë një plan të mirë, do investoj por ata nuk do të marrin pasurinë time. Kështu që shpresoj të motivohen që të kenë në jetë ashtui siç e kanë pasur në fëmijëri”.