Dani Alves është ende në burgun Brians 2 në Katalonjë, pasi po hetohet për një përdhunim të dyshuar të një gruaje 23-vjeçare më 30 dhjetor 2022, në një klub nate të njohur në Barcelonë. Dinorah Santa Ana, nëna e fëmijëve të tij dhe administratore e disa pronave të tij, ka vizituar futbollistin në burgun e Katalonjës. Ish-gruaja e tij për El Periodico tha se:
Ai është mirë, qëndron i fortë dhe mbahet mirë. Doja ta vizitoja për të folur për fëmijët dhe edukimin e tyre. Është një situatë e ndërlikuar për ta. Duhet të kujtojmë se Dani Alves ka familje dhe jo gjithçka që thuhet është e vërtetë. Kjo është diçka që rëndon shumë në jetën e fëmijëve. Unë jam nënë dhe kur vuajnë fëmijët, vuan edhe nëna.
Dinorah Santa Ana ka shpjeguar se mendon se ish-bashkëshorti i saj është i pafajshëm dhe biseda e tyre brenda burgut nuk e ka ndryshuar pikëpamjen e saj.
Unë nuk e pyeta atë për versionet e ndryshme atje sepse ne e dimë se ai është i pafajshëm. Nuk ka pikëpyetje për këtë, edhe fëmijët e tij edhe unë besojmë në pafajësinë e tij. Do të provohet se ai është i pafajshëm dhe gjithçka do të jetë mirë, jam e sigurt.