Sara Hoxha është mjaft e njohur në rrjetet sociale dhe nuk i ka pasur të shpeshta intervistat e saj. Por tani që është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, duket se partnerja e këngëtarit të njohur, Ledri Vula, do të jetë më shumë në qendër të vëmendjes së publikut.

Mëngjesin e sotëm, blogerja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj personale dhe planet e ardhshme me Ledrin.

Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu, mirëpo e pyetur nëse është në planet e tyre një fëmijë tjetër, Sara nuk hezitoi të shprehte një dëshirë të saj të moçme, për ta bërë Poem me një motër.

“Po patjetër, por kam një kontratë me Xhixhin. Po patjetër kam shumë dëshirë t’i bëj dhe një motër. Mendoj se duhet një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla”, shtoi Sara.

Gjatë kësaj interviste, blogerja foli edhe për vëmendjen e madhe që ka partneri i saj nga fansat. Ajo u shpreh se këtë e konsideron pjesë të punës dhe nuk bëhet xheloz4e.

“Jo nuk jam xheloze. Tani unë jam xheloze se njeri jam, por jo për kështu, i fus te puna”, tha Sara Hoxha.