Gjatë intervistës në “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, Edisa ka prekur edhe një nga momentet më të ndjeshme të saj brenda shtëpisë: përplasjen me Nikolin.
E pyetur nga Rogerti se pse e preku komenti për mëmësinë, ajo u shpreh se kjo është një temë personale që lidhet me pritshmëritë që ka pasur për jetën e saj.
Edisa tregoi se në të kaluarën kishte menduar që deri në moshën 30-vjeçare do të kishte krijuar familje dhe do të kishte fëmijë, ndaj komenti i Nikolit e preku, pasi sipas saj u interpretua sikur ajo ishte “e paplotësuar”.
Ajo theksoi se dëshira për të pasur fëmijë ekziston, por për arsye të ndryshme kjo nuk ka ndodhur ende.
“Unë kur kam qenë 23 vjeç kam menduar se deri në të 30-at e mija kam menduar se do të kisha 2-3 fëmijë. Më preku fakti se ajo donte të më nxirrte si të paplotësuar, patjetër që e dua, por për një arsye apo një tjetër, nuk ka ndodhur”.
Sipas saj, në çdo marrëdhënie ka dhënë maksimumin, por nëse nuk ka pasur një përfundim, e lidh me fatin.
“Në marrëdhëniet e mija, jap maksimumin, dhe në qoftë se nuk është finalizuar ka qenë fati…”.
Në vijim, Edisa ndau edhe këndvështrimin e saj për martesën, duke u shprehur se nuk e konsideron si një institucion thelbësor.
Ajo tha se është e hapur për bashkëjetesë dhe për të krijuar familje edhe pa martesë, pasi për të më e rëndësishme është ndjenja.
“Insitucionin e martesës nuk e kam të rëndësishëm, mund të bashkëjetoj, të bëj fëmijë.
Preferoj të jem e dashuruar gjatë gjithë jetës më shumë se sa martesën, është një dokument…”. /TAR/
