E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.
Moderatorja Erjona Rusi e pyeti edhe në lidhje me deklaratën e fortë ndaj Arjan Konomit që ish-banorja ka bërë në rrjetet e saj sociale në lidhje me seksualitetin e tij. A ka kontaktuar me opinionistin pas situatës së krijuar? Për këtë Edisa u shpreh se nuk ka kontaktuar dhe ka kërkuar ndjesë për veprimin e saj.
Jo nuk kam kontaktuar, me thënë të drejtën është momenti që të kërkoj edhe një ndjesë sepse ishte pak impulsive nga ana ime, nuk jam totalisht e penduar sepse do të isha hipokritke nëse do ta thoja por do të kisha zgjedhur fjalë të tjera për t’ja dhënë atë mesazhin.
Ishte një përgjigje e momentit, instiktive kjo nga ana e saj?
Ishte instiktive dhe u ndjeva e lënduar, siç ta thashë që duhet të mësohem pak me shoëbiz-in që gjërat mos t’i marr personale.
Rikujtojmë gjithashtu se edhe Arjan Konomi ka reaguar për këtë, zbuloni më shumë duke klikuar këtu.

