I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sociologu Edmond Dragoti. Ai ka folur më shumë mbi seksualizmin në shoqëri, por jo vetëm…

A është i rëndësishëm masturbimi?

Natyrisht që është. Në vende të ndryshme, në fise ose në kultura të ndryshme, e kanë të detyruar masturbimin adoleshentëve për të mësuar seksualitetin. Pavarësisht se disa fe të ndryshme e kanë ndaluar atë, sepse e kanë quajtur mëkat. 

Si mësohet seksualiteti duke masturbuar?

Nëpërmjet fantazive, nëpërmjet imagjinatës, ato janë pjesë shumë të rëndësishme të seksualitetit. Dhe masturbimi është ai që të jep ndjesitë e reagimin seksual në përgjithësi, e fiziologjisë tënde të organeve seksuale që ke. Aty ti kupton se si reagojnë, se si sillen, se ku pengohesh, se ku duhet të ecësh më shpejt… Është një teknikë shumë e rëndësishme./TAR