Mbas një periudhe të qetë, sa i përket karrierës së saj, Era Istrefi së fundmi i është rikthyer fuqishëm koncerteve të saj.

E njohur për format e saj perfekte trupore, duket se efekti Era Istrefi ka surprizuar një fans të saj dhe reagimi i tij nuk duhet humbur.

Teksa ka perfomuar në një klub nate në Prishtinë, këngëtarja ka qënë në skenë duke kënduar dhe kërcyer, ndërkohë që ka kënaqur publikun por në vecanti njërin prej tyre.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, djali shihet tepër i habitur kur sheh këngëtaren aq pranë duke kërcyer, me format e saj trupore dhe në fakt nuk i vëmë aspak faj për reagimin e tij.

Kujtojmë që Era Istrefi momentalisht po shijon suksesin e projektit të saj muzikor, “Ta du”, i publikuar vetëm një muaj më parë.

Sa i përket jetës së saj sentimentale, Era Istrefi ka vetëm pak kohë që ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin nga Kosova, Armir Rrahmani.