Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka shqetësuar ndjekësit pasi është shfaqur në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Përmes një postimi në InstaStory, ajo publikoi një foto ku shfaqet e shtrirë në një krevat spitali, e veshur me rroba mjekësore.

Në përshkrimin e shkurtër të imazhit, Efi shkroi vetëm:
Mirëmëngjesi edhe kështu
-duke mos dhënë asnjë detaj për gjendjen apo arsyet që e kanë çuar në spital.
Ky postim ka ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime në rrjet, pasi vetëm një ditë më parë Efi ishte shfaqur në formë të mirë, duke ndarë momente relaksi dhe kujdesi për lëkurën me ndjekësit e saj.

Aktualisht, nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të saj, ndërsa fansat kanë mbushur rrjetet me mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë.
Që pas daljes nga “BBVIP”, Efi Dhedhes ka patur një prani të fortë në rrjetet sociale, duke mbetur një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.